Foto:VCG

Foto:VCG

Gazeta amerikane “The New York Times” njoftoi që deri në janar të këtij viti, besimi publik te Qendrat e Kontrollit të Sëmundjeve e ShBA-së (CDC) ka pasur rënie të madhe. Sipas sondazhit, në fillim të epidemisë, 69 % e njerëzve besonin të dhënat nga kjo qendër, ndërsa tani shifra është ulur në 44%.

Në pikun e infektimeve prej COVID-19, mediat njoftuan për mungesa të testimeve për COVID-19, ndërsa kishte njoftime që CDC-ja kishte fshehur të dhënat mbi COVID-19. Konferencat e shtypit për publikun e gjerë nga ekspertët e CDC-së kanë qenë të rralla dhe qytetarët vetëm mund të bënin analizë vetjake sipas këshillave të paqarta antiepidemike.