Britania e Madhe ka eliminuar të gjitha kufizimet e udhëtimeve kundër Covid-19. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Transportit, Grant Shapps, sipas të cilit një gjë e tillë u arrit falë fushatës së gjerë të vaksinimit, bën të ditur “Ansa”.

Sipas Shapps, tashmë nuk nevojitet plotësimi i formularit në internet i njohur si “Formulari i pasagjerëve”, në të cilin vërtetohet statusi i vaksinimit, vendbanimi në Britaninë e Madhe dhe mbi të gjitha detyrimi i testeve anti-Covid.

Lajmi u prit me kënaqësi nga kompanitë që menaxhojnë aeroportet, duke filluar nga ai i Londrës “Heathrow”, që kishte përjetuar një rënie drastike të udhëtarëve gjatë pandemisë.