Foto nga VCG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, këmbëngul për takim të drejtpërdrejtë me homologun rus, Vladimir Putin, njofton “Deutsche Welle”.

“Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë, të bëjë gjithçka për të mundësuar një takim me presidentin Putin”, tha Zelensky në një fjalim me video të publikuar të hënën.

Ky do të jetë një takim, për të cilin ai është i sigurt, se e presin të gjithë.

Zelensky theksoi se kjo është një rrugë e vështirë, por e nevojshme për të marrë garanci të efektshme.

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov nuk e përjashtoi të dielën një takim të drejtpërdrejtë Putin-Zelensky. Por duhet të kuptohet, se cili do të jetë rezultati i këtij takimi dhe çfarë duhet të bisedohet aty, tha Peskov.

Së fundi, delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë i vlerësuan me optimizëm të matur bisedimet e tyre. Të dyja palët mund të bien në ujdi që në ditët e ardhshme për një pozicion të përbashkët dhe të nënshkruajnë dokumentet përkatëse, tha politikani rus për çështjet e jashtme, Leonid Sluzki.

Edhe këshiltari i presidentit ukrainas, Mhajlo Podoljka llogarit se për pak ditë do të ketë rezultate konkrete.