
Ditët e fundit, shtatë shkencëtarë të biomjekësisë publikuan një artikull në uebsajtin akademik ndërkombëtar "Frontiers", ku thuhet se një sekuencë e shkurtër gjenesh e koronavirusit të ri është e njëjtë me atë për të cilin aplikoi një kompani farmaceutike amerikane në vitin 2016.
Këta shtatë shkencëtarë përfshijnë doktorin amerikan të biologjisë qelizore Balamurali Ambati, profesorin italian të virologjisë Giorgio Palù, gjenetistin finlandez Kenneth Lundstrom etj. Ata zbuluan se kjo sekuencë e shkurtër gjenesh e koronavirusit të ri garanton karakteristikat e prekjes nga njeriu te njeriu. Sipas përllogaritjes, probabiliteti i evolucionit natyror është shumë i vogël, vetëm 1 në 3 trilionë. (Xu Guang)







