Sipas njoftimeve të kohëve të fundit në uebsajtin amerikan "Bulletin of the Atomic Scientists" (BAS), përgjegjësi i Programit të Bashkëpunimit për Pakësimin e Rrezikut Biologjik Robert Pope u shpreh se operacioni i posaçëm ushtarak i Rusisë në zonën lindore të Ukrainës mund të rrezikojë laboratorët amerikanë në Ukrainë, duke shkaktuar daljen e viruseve të rrezikshme. Sipas tij, pala amerikane nuk ka arritur të kontaktojë me personat e sigurisë biologjike të laboratorëve në Ukrainë.

Pope tha se këta laboratorë bëjnë studime shkencore për qëllime paqësore dhe mbikëqyrjen e sëmundjeve. Por Rusia ka akuzuar gjithmonë se laboratorët amerikanë në Ukrainë, Gjeorgji dhe vende të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik bëjnë studime të rrezikshme mbi armët biokimike.

Sipas njoftimeve të mëparshme, Programi i Bashkëpunimit për Pakësimin e Rrezikut Biologjik është krijuar nga ShBA-ja me një investim prej 2.1 miliardë dollarësh. Në 25 vende e rajone, si Gjeorgji, Ukrainë etj., ShBA-ja ka ngritur mbi 200 biolaboratorë në kuadër të këtij programi. (Xu Guang)