Presidenti rus Vladimir Putin pati një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe u kërkoi atyre të ndikojnë tek autoritetet ukrainase për të ndaluar aktet kriminale të atyre që i quajti "batalione nacionaliste ukrainase" njofton “Xinhua”.

Macron dhe Scholz kërkuan një armëpushim të menjëhershëm dhe një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë, njoftoi qeveria gjermane në një deklaratë, duke vënë në dukje bisedën 75-minutëshe si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare në vazhdim për t'i dhënë fund konfliktit.

Putini dha një rrëfim të detajuar të serisë së bisedimeve të mbajtura nëpërmjet videokonferencës nga përfaqësuesit rusë dhe ukrainas gjatë ditëve të fundit dhe të tre liderët shqyrtuan çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjet që po përpunohen në lidhje me zbatimin e kërkesave të mëparshme ruse, njoftoi Kremlini në një deklaratë.

Sipas Kremlinit, Putin informoi Macron dhe Scholz për situatën reale në terren në përgjigje të çështjeve të ngritura prej tyre në lidhje me situatën humanitare në territorin e operacionit ushtarak për të mbrojtur Donbass.

Putin përmendi fakte të shumta të shkeljeve të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar nga ushtria dhe policia ukrainase: vrasjet jashtëgjyqësore të kundërshtarëve, marrja e pengjeve dhe përdorimi i civilëve si mburoja njerëzore, vendosja e armatimit të rëndë në zonat e banuara, afër spitaleve, shkollave, kopshte e kështu me radhë”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Të tre liderët ranë dakord të vazhdojnë kontaktet për çështjet e Ukrainës.