Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu u takua me homologun armen Ararat Mirzoyan në Antalia, për të diskutuar mënyrat për t'i dhënë fund armiqësive dekada të vjetra, njofton “Xinhua”.

Të dy ministrat morën pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi pasi u takuan në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalia, i cili ka mbledhur rreth 2000 politikanë, diplomatë, gazetarë dhe studiues nga më shumë se 70 vende që nga hapja e tij të premten.

Ministri turk deklaroi se takimi me Mirzojan ishte shumë produktiv dhe konstruktiv, duke vënë në dukje se përfaqësuesit specialë të dy fqinjëve kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh duke u përpjekur të normalizojnë lidhjet e tyre.

Turqia përpiqet për stabilitet dhe paqe në Kaukazin e Jugut, tha Cavusoglu, duke shtuar se Azerbajxhani gjithashtu e mbështet këtë proces.

“Stabiliteti dhe paqja në rajon janë për të mirën e të gjithë neve”, vuri në dukje ai. Mirzoyan, nga ana e tij, tha se pala armene do të vazhdojë të normalizojë marrëdhëniet me Turqinë pa parakushte.

"Armenia ka një vendim për paqe dhe harmoni në rajonin tonë", -tha ministri Mirzoyan.

Turqia dhe Armenia ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1993 pasi Turqia zgjodhi të mbështeste Azerbajxhanin kur vendi kaspik po luftonte me Armeninë për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Në vitin 2020, Armenia humbi kontrollin e territoreve përreth Nagorno-Karabakh në një luftë me Azerbajxhanin.