
gruri, organizata e ushqimit, lajmeal
Çmimet ndërkombëtare të ushqimit të njerëzve dhe kafshëve mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, bën të ditur agjencia e ushqimit e OKB-së.
Në një vlerësim paraprak mbi konfliktin në Ukrainë, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë njofton se nuk është e qartë nëse Ukraina do të jetë në gjendje të mbledhë të korrat gjatë një konflikti potencialisht të zgjatur, me pasiguri që rrethon edhe eksportet e ushqimeve ruse, raporton “Reuters”.
Vlerësimi sugjeron se 20-30% e drithërave të zakonshme të dimrit, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë nuk do të mbillen ose nuk të mblidhen.
Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është në vendin e pestë. Së bashku, dy vendet sigurojnë 19% të furnizimit botëror të elbit, 14% të grurit dhe 4% të misrit, duke përbërë më shumë se një të tretën e eksporteve globale të drithërave.
Agjencia e OKB-së pret që konflikti të shkaktojë një rritje të numrit të njerëzve të kequshqyer në mbarë botën me 8 deri në 12 milionë njerëz në 2022-2023. (Irma)







