VCG

VCG

Rusia dhe Ukraina janë "të gatshme të punojnë" me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të garantuar sigurinë bërthamore në Ukrainë, bëri të ditur të enjten kjo agjenci.

IAEA-ja ka shprehur shqetësimin për sigurinë bërthamore pasi forcat ruse pushtuan centralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë, termocentrali më i madh i Europës, si dhe Çernobilin, centrali ku ka ndodhur aksidenti më i madh bërthamor në botë.

Agjencia mbikëqyrjes bërthamore e OKB-së tha gjithashtu që Ukraina e kishte informuar se kishte humbur çdo kontakt me termocentralin bërthamor të Çernobilit.

Lidhur me këtë çështje, drejtori i përgjithshëm i IAEA-së Rafael Grossi u takua me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe atë rus Sergei Lavrov në takime të veçanta në Antalia në Turqi.

Grossi tha se do të përpiqet “për të pasur diçka më konkrete” në ditët e ardhshme.

Ukraina ka katër termocentrale bërthamore aktive, që sigurojnë rreth gjysmën e energjisë elektrike të vendit, si dhe depo të mbetjeve bërthamore si ajo në Çernobil.(Zhan Dian/Artan)