Mbi tre milionë njerëz nga Ukraina kanë nevojë për ndihmë me donacione ushqimore. Deklarata u bë nga shefi i Programit Botëror të Ushqimit (WFP), David Beasley, pas takimit në Varshavë me ministrin e Jashtëm polak Zbigniew Rau, për të diskutuar ndihmën ndaj refugjatëve që mbërrijnë në Poloni, raporton “Reuters”.

Ndërsa, pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda, Beasley shkroi në “Twitter” se falënderon popullin polak që mirëpriti mbi 1 milion refugjatë ukrainas.

Ai theksoi se me presidentin Duda diskutoi përpjekjet kritike për të krijuar zinxhirin e furnizimit humanitar për të arritur te familjet brenda dhe jashtë Ukrainës. (Irma)