
refugjatet ukrainas ne poloni, ansa
Rreth 1.33 milionë refugjatë kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i konfliktit me Rusinë. Të dhënat u bënë të ditura nga Roja Kufitare polake në “Twitter”, cituar nga “Ansa”, ku saktësohet se 93% janë shtetas ukrainas, 1% janë polakë dhe 6% e të paktën 100 vendeve të tjera.
Sipas Rojes Kufitare, vetëm të martën kufirin e kanë kaluar 125.800 persona, ndërsa të dielën 142.000.
Polonia është tashmë shtëpia e shumë ukrainasve, vlerësimet variojnë nga një deri në dy milionë njerëz, dhe shumë prej tyre kanë gjetur strehim në vend me familjen ose miqtë.
Mijëra polakë gjithashtu presin refugjatë në shtëpitë e tyre. (Irma)







