Ukraina hapi shtatë korridore humanitare të enjten për të ndihmuar civilët të largohen nga qytetet e rrethuara nga forcat ruse, duke përfshirë portin jugor të Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk, përcjell "The Guardian".

Korridoret humanitare janë zona ku aktiviteti ushtarak ndërpritet përkohësisht për të lejuar kalimin e sigurt të civilëve. Të evakuuarit tashmë kanë filluar të largohen nga qyteti verilindor i Sumy-t nën një armëpushim lokal, deklaroi guvernatori rajonal.

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për krijimin e korridoreve humanitare. (Irma)