
Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson hodhi poshtë thirrjet e opozitës për të konsideruar anëtarësimin në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Një kërkesë suedeze për t'u bashkuar me NATO-n do të destabilizonte situatën aktuale të sigurisë në Evropë”, -deklaroi kryeministrja Andersson, citon “Reuters”.
Sipas saj, nëse Suedia do të zgjidhte të bënte kërkesë për t'u bashkuar me NATO-n në situatën aktuale, kjo do të destabilizonte më tej këtë zonë të Evropës dhe do të rriste tensionet.
Edhe para sulmit ndaj Ukrainës, ngritja ushtarake e Rusisë shkaktoi një debat në Finlandë dhe Suedi, që nuk janë anëtare të NATO-s, për t'iu bashkuar aleancës ushtarake transatlantike.








