
Njerëzit me origjinë afrikane vdesin nga duart e punonjësve të zbatimit të ligjit në një numër disproporcionalisht të madh në shumë vende, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit të zyrës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Michelle Bachelet, komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha në raportin e saj vjetor për sesionin e 49-të në vazhdim të Këshillit të të Drejtave të Njeriut se në Shtetet e Bashkuara, se grupet e shoqërisë civile kanë sugjeruar një shifër prej 266 vrasjesh të njerëzve me origjinë afrikane nga policia në vitin 2021, bën të ditur “Xinhua”.
“Kjo tregon se ata kanë pothuajse tri herë më shumë gjasa për t'u vrarë nga policia sesa njerëzit e bardhë", -tha Bachelet, duke shtuar se kërkime të tjera sugjerojnë se shifra mund të jetë edhe më e lartë. "U bëj thirrje autoriteteve kombëtare të sigurojnë llogaridhënie të shpejtë dhe efektive për vdekjet në duart e punonjësve të zbatimit të ligjit", -tha ajo.

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka marrë në vitet e fundit raporte që tregojnë se pabarazitë racore kanë vazhduar në të gjithë sistemin e drejtësisë penale të SHBA-së.







