
Autoritetet e ShBA-së, që në fazan e parë pas themelimit të vendit, deklaruan në mënyrë të hapur se “indianët duhet të zhduken shpejt”. Të dhënat statistikore tregojnë se ushtria amerikane ka ndërmarrë mbi 1500 sulme kundër fiseve aborigjene, duke vrarë banorët indianë dhe duke zaptuar tokët e tyre. Pas hyrjes në shekullin e 20-të, nëpërmjet një sërë politikash shoqërore, qeveria amerikane asimiloi me detyrim banorët indianë. Deri në fund të vitit 1976, rreth 70 mijë femra indiane u detyruan të kryenin operacione sterilizimi.
Për shkak të këtyre masave sistematike, popullsia indiane në ShBA u pakësua në mënyrë dramatike nga 5 milionë në fund të shekullit të 15-të deri në më pak se 240 mijë në fillim të shekullit të 20-të. Sot banorët indianë në ShBA jetojnë në kushte të këqija, me mungesë të sigurimeve shoqërore dhe status të ulët ekonomiko-politik. Sipas një artikulli të botuar në revistën amerikane të marrëdhënieve ndërkombëtare “Foreign Policy”, këto krime ndaj banorëve aborigjenë përputhen plotësisht me përkufizimin e krimit të gjenocidit racial sipas së drejtës ndërkombëtare.







