Rritje e inflacionit në ShBA(Foto:VCG)

Rritje e inflacionit në ShBA(Foto:VCG)

Uebsajti amerikan i vëzhgimit të tregut “Market Watch” njoftoi të martën se për bizneset e vogla amerikane, inflacioni i lartë është shqetësimi numër një.

Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Federata Kombëtare e Biznesit të Pavarur (NFIB), në njoftimin e “Market Watch”-it thuhet se optimizmi i bizneseve të vogla ra në nivelin më të ulët brenda një viti. Ndërkohë, ndërprerja e zinxhirit të furnizimit dhe mungesa e punëtorëve mbeten probleme, që shkaktojnë më pak të ardhura e shitje për shumë biznese të vogla. Në një sondazh, rreth 26 % e pronarëve të biznesit të vogël u shprehën se inflacioni i lartë është shqetësimi më i madh.

Përqindja e inflacionit në ShBA arriti në 7.5 % në 12 muajt deri në fund të janarit të sivjetshëm. Shtimin e kostos bizneset e vogla po ua kalojnë konsumatorëve nëpërmjet rritjes së çmimeve.