
Katastrofë të madhe humanitare e ka përshkruar Hans Kluge, drejtori për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, situatën në Ukrainë. Në një konferencë për mediat, ai tha se OBSH-ja ka aktualisht tri prioritete:
-Të dërgojë furnizime mjekësore në zonat më të prekura të Ukrainës – oksigjen dhe ilaçe për trajtim të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës;
-Të forcojë sistemet për kujdes shëndetësor në shtetet fqinje të Ukrainës, ku vazhdon të rritet numri i refugjatëve;
-Të hapë një qendër operacionale të OBSH-së në Ukrainë, bën të ditur “BBC”.

Sipas tij, 16 sulme janë konfirmuar në shërbimet për kujdes shëndetësor në Ukrainë, duke rezultuar me nëntë viktima dhe dëmtime të objekteve.







