Komisioni Evropian ka propozuar një plan për ta bërë Evropën të pavarur nga nafta ruse.

Ursula von der Leyen - KE Twitetr
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, njoftoi se Evropa do të reduktojë varësinë ndaj naftës ruse në 2/3 këtë vit, ndërsa deri në vitin 2030 do të jetë plotësisht e pavarur nga nafta ruse.
Në një reagim në “Twitter”, Komisioni Evropian bëri të ditur se për të ndaluar naftën ruse dhe për të siguruar furnizimin, vendeve të BE-së do t’u kërkohet të sigurojnë depozitat nëntokësore të gazit të cilat duhet të jenë të mbushura të paktën deri në 90%, deri në tetor të çdo viti.
“Gjithashtu do të ndihmojmë qytetarët dhe bizneset që të përballen me ndikimin e çmimeve të larta të energjisë në muajt e fundit. Vendet e BE-së do të kenë mundësinë të rregullojnë çmimet dhe të rishpërndajnë të ardhurat nga fitimet e larta të sektorit të energjisë dhe tregtimi i emetimeve për konsumatorët”, -shkruan KE në “Twitter”.







