Kohët e fundit, laboratorët biologjikë amerikanë në Ukrainë kanë tërhequr vëmendjen e madhe të të gjitha palëve. Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland tha në një seancë dëgjimore të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të martën se "Ukraina ka objekte kërkimore biologjike, dhe në fakt, ne jemi shumë të shqetësuar tani... Forcat ruse mund të përpiqen të marrin kontrollin e këtyre objekteve."

Sipas të dhënave të publikuara nga vetë pala amerikane, Shtetet e Bashkuara kanë 26 laboratorë biologjikë dhe objekte të tjera të ngjashme në Ukrainë. Një numër i madh virusesh të rrezikshme ruhen në këta laboratorë biologjikë.

Veprimet bioushtarake të ShBA-së në Ukrainë janë vetëm maja e ajsbergut. Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-së kontrollon 336 laboratorë biologjikë në 30 vende të botës nën emrat e "bashkëpunimit për të zvogëluar rreziqet e biosigurisë" dhe "forcimit të shëndetit publik global".

Cili është qëllimi i vërtetë i ShBA-së dhe çfarë ka bërë saktësisht ajo? ShBA-ja duhet të bëjë një sqarim të plotë të veprimtarive të saj bioushtarake brenda e jashtë vendit dhe të pranojë verifikimin shumëpalësh për të hequr dyshimet e bashkësisë ndërkombëtare.(Zhan Dian/Artan)