ministri ukrainas, telegrafi

ministri ukrainas, telegrafi

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka konfirmuar se planifikon të takohet me homologun rus Sergey Lavrov më 10 mars.

Gjatë një dalje televizive, Kuleba tha se nëse Lavrov është i gatshëm për bisedime serioze dhe se ai është i gatshëm të takohet me të, transmeton “Telegrafi”.

Kuleba u shpreh i gatshëm të takohet me këdo, me qëllim që të mbizotërojë paqja në mbarë botën e në veçanti në vendin e tij.