VCG

VCG

Rusia ka shpallur një armëpushim për të lejuar korridoret humanitare në Ukrainë, për evakuimin e civilëve nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol.

Njoftimi është dhënë nga Ministria ruse e Mbrojtjes, cituar nga agjencia e lajmeve “TASS”, përcjellë nga mediet botërore.

Në një deklaratë me shkrim nga Qendra e Koordinimit Ndërmjet Njësive për Ndërhyrje Humanitare në Ukrainë e lidhur me Ministrisë ruse të Mbrojtjes thuhet se situata humanitare në Kiev, Mariupol, Kharkov dhe Sumy është bërë jashtëzakonisht negative, shkruan “Anadolu Agency”.

"Ushtria ruse që nga ora 10:00 e së martës shpall armëpushim të përkohshëm për evakuimin e civilëve në qytetet Kiev, Mariupol, Kharkov dhe Sumy të Ukrainës", thuhet në deklaratë.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se korridoret humanitare që do të hapen do të ndiqen me mjete ajrore pa pilot dhe se janë informuar njësitë përkatëse të Kombeve të Bashkuara, të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) dhe Kryqit të Kuq.

VCG

VCG

"Nga Ukraina kërkojmë të përmbushë të gjitha kushtet për formimin e korridoreve humanitare në drejtimet e përcaktuara dhe të sigurojë daljen në mënyrë të organizuar të civilëve dhe qytetarëve të huaj", -thuhet më tej në deklaratë.