Putin, Charles Michel, ennewsfrontinfo

Putin, Charles Michel, ennewsfrontinfo

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, diskutuan përmes telefonit mbi çështjet humanitare në Ukrainë. Në një deklaratë të Kremlinit bëhet e ditur se presidenti Putin siguroi se ushtria ruse po merr të gjitha masat e mundshme për të shpëtuar jetët e civilëve dhe se kërcënimi kryesor vjen nga nacionalistët ukrainas, të cilët përdorin taktikat e terroristëve, duke u fshehur pas civilëve, citon “Xinhua”.

Sipas deklaratës, Putin tha se ndërsa forcat ruse kanë shpallur armëpushim disa herë për të lehtësuar evakuimin e civilëve përgjatë korridoreve humanitare, nacionalistët ukrainas përdorën dhunë për të parandaluar largimin e civilëve.

Në deklaratë thuhet se Putin i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të japë një kontribut të vërtetë në shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe të ushtrojë presion mbi autoritetet ukrainase dhe t'i detyrojë ata të respektojnë ligjin humanitar.