
Kompleksi ushtarako-industrial është një pjesë e rëndësishme e kuadrit institucional me të cilin ShBA-ja promovon politikën e forcës dhe ruan statusin e saj hegjemonist. Gjigantët e industrisë ushtarake marrin porosi të mëdha nga Pentagoni dhe jo vetëm që janë pionierë të ndërhyrjes ushtarake të ShBA-së në vende të tjera, por edhe fitojnë shumë para nga lufta.
Duke marrë si shembull luftën në Afganistan, pesë gjigantët kryesorë të industrisë amerikane të armëve morën 2.02 trilionë dollarë nga investimet për luftën të qeverisë amerikane. Duke parë situatën aktuale në Ukrainë, mund të thuhet që, pas shpërthimit të konfliktit ruso-ukrainas më 24 shkurt, aksionet ushtarake amerikane u rritën ndjeshëm. Në tre ditët e tregtimit nga 25 shkurti deri më 1 mars, aksionet e “Lockheed Martin” u rritën më shumë se 16%, të “Northrop Grumman” me mbi 15%, dhe të “Raytheon” mbi 10 %. Sipas fjalëve të ish-kongresmenes amerikane Tulsi Gabbard: "Kompleksi ushtarak-industrial do të bëjë shumë para nga lufta, por njerëzit në ShBA, Ukrainë dhe Rusi do të paguajnë një çmim të madh për këtë." (Zhan Dian/Artan)







