
Foto:VCG
Sipas një njoftimi të publikuar të hënën në uebsajtin e revistës amerikane "Fortune", inflacioni në ShBA e kaloi nivelin më të lartë që nga viti 1982. Çmimet e ushqimit dhe karburantit, si edhe qiratë e banesave, janë rritur në mënyrë më të ndjeshme. Disa kompani u shprehën se punonjësit e tyre kanë kërkuar ngritje rroge për të kompensuar rritjen gjithnjë e më të madhe të kostos së jetesës.
Ndërkohë, në një analizë të publikuar në uebsajtin amerikan të biznesit "Kiplinger" thuhet se inflacioni ka ndikuar jetën e pensionistëve. Sipas artikullit, inflacion do të thotë rritje e çmimeve dhe ulje e aftësisë blerëse, gjë që sjell ndikime serioze për ata që kanë të ardhura të kufizuara ose fikse si pensionistët. Pavarësisht se sigurimet shoqërore ofruan një të ashtuquajtur përshtatje prej 5.9 % për të përballuar rritjen e kostos të jetesës, një gjë e tillë është e pamjaftueshme, pa përmendur faktin se shpenzimet vjetore të banorëve për sigurimet mjekësore janë rritur 14.5 %, çka ka rënduar më tej barrën ekonomike të pensionistëve.







