
takimi tripalesh, atsh
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të takohet me homologun ukrainas dhe turk, respektivisht Dmytro Kuleba dhe Mevlut Cavusoglu, më 10 mars në Antalia, Turqi, në një format tripalësh në Forumin e Diplomacisë.
Duke tërhequr vëmendjen mbi angazhimin intensiv diplomatik të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe nga ai vetë, Cavusoglu theksoi se Turqia do të vazhdojë me përpjekjet për paqe të përhershme dhe ndalimin e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, citon “ATSH”.
Ai theksoi se para fillimit të luftimeve në fjalë ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov dhe ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe se dy homologëve u ka propozuar të takohen në kuadër të Forumit të Diplomacisë Antalya që do të zhvillohet më 11-13 mars.
Kryediplomati turk nënvizoi se Turqia vazhdon pa ndërprerë kontaktet.







