Kamboxhia inauguroi një spital të financuar nga Kina, i cili do të kontribuojë shumë në përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në rajonet lindore dhe verilindore të vendit, njofton “Xinhua”.

I quajtur zyrtarisht Spitali i Miqësisë Tboung Khmum Kamboxhia-Kinë, spitali pesëkatësh ka 300 shtretër dhe ka pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë për kontrolle, trajtime dhe kirurgji.

I vendosur në qytetin provincial Tboung Khmum, spitali është ndërtuar nga “China Railway Construction Group Co., Ltd.” dhe është financuar nga qeveria kineze.

Kryeministri i Kamboxhias Samdech Techo Hun Sen dhe ambasadori kinez në Kamboxhia Wang Wentian kryesuan ceremoninë e inaugurimit, ku morën pjesë më shumë se 1000 njerëz.

Hun Sen tha se spitali ishte një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm midis Kamboxhias dhe Kinës në kuadrin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës dhe komunitetit Kamboxhia-Kinë me një të ardhme të përbashkët.

Ambasadori Wang tha se spitali është emblematike e miqësisë Kinë-Kamboxhia dhe shprehu besimin se ai do të luajë një rol të rëndësishëm për të mbrojtur jetën dhe mirëqenien e njerëzve.