
nato, ukraina, natoassociation
Vendet e NATO-s nuk janë të gatshme të diskutojnë për të pasur Ukrainën në organizatë dhe Kievi zyrtar është gati të diskutojë disa modele jo-NATO, raportoi “Fox News”, shkruan “Xinhua”.
“Përgjigjja që po marrim nga vendet e NATO-s është se ata nuk janë të gatshëm as të diskutojnë për të na pasur në NATO, jo për periudhën më të afërt prej pesë apo 10 vjetësh. Ne nuk do të luftonim për aplikimet në NATO, do të luftonim për rezultat, por jo për procesin”, -tha David Arakhamia, anëtar i delegacionit ukrainas për bisedimet me Rusinë.
"Ne jemi të gatshëm të diskutojmë disa modele jo-NATO. Jemi të hapur për të diskutuar gjëra të tilla në një rreth më të gjerë, jo vetëm në diskutimet dypalëshe me Rusinë, por edhe me partnerë të tjerë", -citohet të ketë thënë Arakhamia.







