
Refugjatët ukrainas mbërrijnë në Gjermani,6 mars(Foto:VCG)
Kina mbështet të gjitha përpjekjet që ndihmojnë në shpërshkallëzimin dhe zgjidhjen politike të situates në Ukrainë dhe kundërshton çdo veprim që nuk është në dobi për zgjidhjen diplomatike dhe i hedh benzinë zjarrit. Kështu u shpreh një zëdhënës i Misionit Kinez në BE të shtunën, në përgjigje të deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të BE-së Josep Borrell se Pekini duhet të ndërmjetësojë midis Moskës dhe Kievit.
"Ne i nxitim Rusinë dhe Ukrainën që të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta, si edhe inkurajojmë ShBA-në, NATO-n dhe BE-në të angazhohen në një dialog të barabartë me Rusinë," tha zëdhënësi, duke theksuar ndjekjen e parimit të sigurisë së pandashme dhe duke kërkuar ndërtimin e një mekanizmi të sigurisë europiane të ekuilibruar, të efektshëm dhe të qëndrueshëm.
Evolucioni i çështjes së Ukrainës është diçka që Kina nuk dëshiron ta shohë, theksoi zëdhënësi, duke shtuar se çështja e Ukrainës është e ndërlikuar dhe se Kina i përcakton gjithmonë pozicionin dhe politikat e saj sipas natyrës së vetë çështjes.
Kina beson që, për të zgjidhur krizën në Ukrainë, është e nevojshme të veprohet në përputhje me qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, të respektohet dhe të përkrahet sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve dhe të kërkohet një zgjidhje paqësore e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut, vuri në dukje zëdhënësi i Misionit Kinez në BE.(Artan)







