Inditex, eleconomista

Inditex, eleconomista

Shitësi spanjoll i veshjeve “Inditex”, kompania amë e disa markave të njohura, iu bashkua listës së kompanive të mëdha që kanë ndërprerë shërbimet e tyre në Rusi, duke mbyllur më shumë se 500 dyqanet e saj në vend, njofton “Anadolu Agency”.

“Inditex” informon se në rrethanat aktuale nuk mund të garantojë vazhdimësinë e operimeve dhe kushteve tregtare në Federatën Ruse dhe pezullon përkohësisht aktivitetin në 502 dyqane”, -njoftoi kompania.

Rusia përbën rreth 8.5% të të ardhurave globale të grupit.

Shumë vende, veçanërisht anëtarët e BE-së dhe SHBA-ja, kanë njoftuar sanksione ndaj ekonomisë ruse dhe kompanitë e mëdha gjithashtu kanë ndërprerë shërbimet e tyre në vend në shumë sektorë.