
refugjatet Poloni, atsh
Një total prej 922.400 refugjatësh kanë kaluar tashmë kufirin ukrainas-polake që kur Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, njoftoi Roja Kufitare e Polonisë.
“Vetëm të shtunën, rojet kufitare regjistruan një numër rekord prej 129.000 personash që iknin nga Ukraina”, -bëri të ditur Roja Kufitare, duke shtuar se deri mëngjesin e së dielës kishin arritur 39.800 persona, citon “ATSH”.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, shumica e personave që kanë hyrë në Poloni deri më tani janë shtetas ukrainas, por ka edhe shtetas të tjerë.
“Të gjithë personat e pranuar në Poloni verifikohen nga Roja Kufitare dhe nëse nuk kanë dokumente, ose në rast të ndonjë problemi tjetër, oficerët e Gardës Kufitare zbatojnë procedurat e duhura të kontrollit”, -njoftoi Ministria e Brendshme polake.







