ambsadori ukrainas, dritarenet

ambsadori ukrainas, dritarenet

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, duke folur për mediat shqiptare, njoftoi se familjet e para ukrainase të larguara nga vendi i tyre për shkak të luftës kanë mbërritur tashmë në Shqipëri.

Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e menjëhershme që Shqipëria i dha Ukrainës, Shkurov tha se autoritetet shqiptare janë shprehur të gatshme të mirëpresin refugjatë ukrainas në rast se do të jetë e nevojshme.

Ambasadori tha se me qeverinë shqiptare është biseduar për një regjim të thjeshtuar për refugjatët ukrainas, të cilët tashmë kanë filluar të vijnë në Shqipëri.