covid, healthline

covid, healthline

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në mbarë botën është afro 6 milionë, sipas të dhënave më të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përcjellë nga “Xinhua”.

Në nivel global, ka pasur 440.807.756 raste të konfirmuara të Covid-19, përfshirë 5.978.096 vdekje, të raportuara në OBSH që nga e premtja, sipas pultit të mbikëqyrësit ndërkombëtar të shëndetit.

Rajoni i Evropës kryesoi listën me 181.275.264 raste të konfirmuara, ndërsa Amerika renditet e dyta me 147.655.931 raste të konfirmuara.

Sipas OBSH-së, Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili janë tre vendet kryesore me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara.

OBSH gjithashtu raportoi se rreth 10.6 miliardë doza vaksinash janë administruar globalisht që nga 27 shkurt.