VCG

VCG

“Rusia ka përfunduar praktikisht misionin e shkatërrimit të infrastrukturës kryesore ushtarake të Ukrainës, duke përfshirë magazinat e armëve, depot e municioneve, aviacionin dhe sistemet e mbrojtjes ajrore”, njoftoi presidenti Vladimir Putin, njofton “Xinhua”.

Forcat ruse do të përmbushin të gjitha detyrat e caktuara dhe operacioni në Ukrainë po ecën në përputhje me planin dhe orarin, tha Putin në një takim me personelin femëror të ekuipazhit të linjave ajrore ruse.

Duke komentuar një valë të re sanksionesh perëndimore, Putin tha se ato janë të ngjashme me një "shpallje lufte".

Ai theksoi se nuk ka nevojë të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme në Rusi.

“Ishte një vendim i vështirë për të nisur një operacion special ushtarak në Ukrainë, por ka kërcënime absolutisht reale për Rusinë. Nëse Ukraina bashkohet me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, i gjithë blloku ushtarak është i detyruar të mbështesë ushtarakisht Kievin zyrtar dhe Ukraina mund të futet në Krime, duke çuar në përplasje të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe NATO-s”, -paralajmëroi Putin.

Ndërsa Rusia kërkon çmilitarizimin e Ukrainës, Putin tha se ka shumë opsione të ndryshme në tryezën e bisedimeve me Kievin zyrtar.