Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Zhang Jun(Foto:VCG)

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Zhang Jun(Foto:VCG)

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Zhang Jun u bëri thirrje të premten palëve në konfliktin në Ukrainë që të veprojnë me kujdes dhe të punojnë së bashku me ndihmën e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të garantuar sigurinë e objekteve bërthamore në Ukrainë.

Kina u kushton vëmendje zhvillimeve më të fundit në Ukrainë dhe shpreh shqetësimin për njoftimet lidhur me centralin bërthamor të Zaporizhzhias, u shpreh Zhang në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.

Sipas informacionit që IAEA mori nga autoriteti bërthamor ukrainas, pajisjet kryesore të këtij centrali bërthamor mbeten të paprekura dhe niveli i rrezatimit është i pandryshuar. Kina gjithashtu merr parasysh informacionin dhe sqarimin e dhënë nga Rusia për çështjet përkatëse, tha Zhang Jun.

Centrali bërthamor i Zaporizhzhias(Foto:VCG)

Centrali bërthamor i Zaporizhzhias(Foto:VCG)

Duke vënë në dukje se kriza e Ukrainës po vijon të ketë ende ndryshime komplekse, ai vuri në dukje se gjëja më e rëndësishme tani është zbutja e tensionit, shmangia e viktimave në radhët e civilëve, intensifikimi i përpjekjeve diplomatike dhe kthimi sa më shpejt në rrugën e zgjidhjes politike.

Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar dy raunde dialogu dhe negociatash të drejtpërdrejta dhe kanë arritur marrëveshje paraprake për ngritjen e korridoreve humanitare.

I dërguari kinez tha se Pekini nxit Moskën dhe Kievin të mbeten të përkushtuara ndaj drejtimit të përgjithshëm të zgjidhjes politike dhe të arrijnë një zgjidhje që mban parasysh shqetësimet e ligjshme të të dy palëve dhe kontribuon në paqen dhe sigurinë e qëndrueshme të Europës.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të mbetet gjakftohtë dhe e arsyeshme dhe të mbajë një qëndrim të përgjegjshëm, të paanshëm dhe objektiv, për të krijuar një atmosferë të shëndetshme dhe kushte për negociata të drejtpërdrejta ndërmjet palëve të interesuara, vuri në dukje ai.(Artan)