[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Duma, dhoma e ulët e Parlamentit në Rusi, miratoi projektligjin që parashikon dënim deri në 15 vite burg dhe gjoba për personat që përhapin informacione të rreme lidhur me luftën në Ukrainë, bëjnë të ditur mediet botërore.

Sipas draftit, ata që përhapin në mënyrë të qëllimshme lajme të rreme parashikohet një dënim prej 10 vite burg, që mund të rritet deri në 15 vite burg nëse lajmet në fjalë krijojnë pasoja të rëndësishme.

Gjithashtu për ata që përhapin lajme të rreme është planifikuar që të ndëshkohen edhe deri në 5 milionë rubla.

Që projektligji të hyjë në fuqi duhet të miratohet nga Këshilli i Federatës dhe më pas nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. (Irma)