[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian deklaroi se në vazhdën e aplikimit zyrtar të Ukrainës për t'u bashkuar me Bllokun, ofertat për hyrje priten gjithashtu menjëherë nga Moldavia dhe Gjeorgjia, shkruan “Press Herald” .

Dy vendet e Evropës Lindore janë tashmë pjesë e programeve të BE-së, por një kërkesë për anëtarësim do të ishte një zhvillim i madh në marrëdhëniet e tyre me bllokun 27-vendesh, tha zyrtari i BE-së në kushte anonimati.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Sipas ti, çdo aplikim dhe shqyrtim për anëtarësim është një proces që do të zgjaste shumë vite dhe do të përfshinte rregullime themelore politike, duke filluar nga tregtia, te masat për sundimin e ligjit dhe angazhimet kundër korrupsionit. (Irma)