
Drejtori dhe kryetari ekzekutiv i Byrosë Kombëtare të Krimit të Sigurimeve të ShBA-së David J. Glawe tha të martën në seancën e Senatit se, nga viti 2019 deri vjet, numri i rasteve të vjedhjes së makinave në disa qytete të mëdha amerikane pati një rritje të ndjeshme prej 280 për qind.
Sipas një raporti nga “Fox News”, Glawe tha se Byroja Kombëtare e Krimeve të Sigurimeve e ShBA-së zbuloi se nga viti 2019 deri në 2021-shin, vjedhjet e makinave në Nju-Jork u rritën 286 për qind, ndërsa në Filadelfia 238 për qind.
Glawe shtoi që, përveç këtyre shifrave, gjëja më shqetësuese është se shumë nga vjedhjet e makinave janë kryer nga adoleshentët. (Li Huailiang/Artan)







