
Foto: Visual People
Bashkimi Evropian po planifikon të koordinojë furnizimet për Ukrainën përmes një qendre të re logjistike në Rumani, deklaruan presidentja e Komisionit Evropian Urusla von der Leyen dhe presidenti rumun Klaus Iohannis.
“Ju jeni një shembull i shkëlqyer i solidaritetit evropian”, -tha von der Leyen atij, duke vlerësuar gatishmërinë e Rumanisë për të ndihmuar refugjatët nga Ukraina.
Qendra logjistike do të shërbejë si një depo për furnizime, përfshirë donacionet private, nga ku do të jetë e mundur të organizohet dërgesa në Ukrainë nën mbikëqyrjen e BE-së, shkruan “ATSH”.
Qendra pritet të jetë funksionale brenda pak javësh. Sipas Komisionit Evropian, qendra shtesë logjistike janë planifikuar në Poloni dhe Sllovaki. (Irma)







