
Foto: VCG
NATO nuk ka plane të dërgojë avionë në hapësirën ajrore të Ukrainës.
Burime të Aleancës, të pyetur nga “Ansa” mbi hipotezën e ngritur nga Kievi zyrtar për një zonë ndalim fluturimi mbi qiejt e Ukrainës, iu referuan fjalëve të shefit të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili tha se NATO është përkrah Ukrainës, por që nuk dëshiron të jetë pjesë e konfliktit.
“NATO nuk do të dërgojë ushtrinë e tij dhe nuk do të dërgojë aeroplanë në hapësirë në Ukrainë", -tha Stoltenberg. (Irma)







