
Foto: VCG
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se është e gatshme të krijojë pauza nga operacionet ushtarake të ushtrisë ruse për të favorizuar evakuimin e civilëve nga Ukraina përmes korridorëve humanitarë, bëri të ditur agjencia e lajmeve “Tass”, cituar nga mediet botërore.
“Jemi gati të krijojmë korridore humanitare kudo, në çdo moment”, -theksoi ministri rus i Mbrojtjes.
Ndërkohë, komisioneri i lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, deklaroi se rreth një milion njerëz janë larguar deri tani nga Ukraina që nga nisja e pushtimit rus. (Irma)







