
foto nga VCG
Në përgjigje të sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken, që përhapi gënjeshtra për Xinjiang-un dhe shpifi për Kinën të martën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u përgjigj në një konferencë të rregullt shtypi të mërkurën se kjo ekspozon plotësisht qëllimin e rrezikshëm të Shteteve të Bashkuara për përdorimin e çështjeve lidhur me Xinjiang-un për të minuar stabilitetin dhe zhvillimin e Kinës.

foto nga VCG
Wang Wenbin tha se Kina e dënon përhapjen e gënjeshtrave dhe përbaltjen e Kinës nga ShBA-ja. "Gjenocidi" ka një përkufizim të rreptë. Sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor 1948, termi "gjenocid" u referohet mizorive të kryera për të zhdukur një grup të caktuar tërësisht ose pjesërisht. Që nga themelimi i Shteteve të Bashkuara, masakra ndaj indianëve ka bërë që popullsia e indianëve të Amerikës të bjerë ndjeshëm nga 5 milionë në vitin 1492 në 250 000 në fillim të shekullit të 20-të. Ky është me të vërtetë gjenocid! Historianët amerikanë kanë theksuar se secila nga pesë akuzat për gjenocid të listuara në Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit mund të krahasohet me krimet kundër indianëve në Shtetet e Bashkuara.

foto nga VCG
Wang Wenbin vuri në dukje se në 60 vjetët e fundit, popullsia e përgjithshme në rajonin e Xinjiang-ut të Kinës është katërfishuar dhe popullsia e përgjithshme ujgure është rritur nga 2.2 milionë në rreth 12 milionë. Të thuash se në Xinjiang ka ndodhur i ashtuquajturi "gjenocid" është plotësisht gënjeshtra e shekullit dhe e pamoralshme. Në zinxhirin e prodhimit të gënjeshtrave mbi Xinjiang-un, është qeveria e ShBA-së që drejton dhe vepron, që vetë prodhon dhe vetë shet, duke udhëhequr drejtpërdrejt fabrikimin dhe përhapjen e gënjeshtrave të lidhura me Xinjiang-un.
"Nxitësit më të mëdhenj të gënjeshtrave në këtë shekull janë disa forca antikineze në Shtetet e Bashkuara. Pasi administrata e re amerikane erdhi në pushtet, jo vetëm që nuk arriti të pastrojë gënjeshtrat e sajuara nga administrata e mëparshme, si Pompeo dhe të tjerët, por në vend të kësaj vazhdoi të njollosë dhe të hedhë baltë mbi Kinën, në përpjekje për të sabotuar unitetin e kombit kinez dhe për të ndërhyrë në zhvillimin e Kinës," tha Wang. Politikanët amerikanë që përhapin gënjeshtra për të njollosur Kinën, vetëm se do të diskreditojnë veten dhe do ta bëjnë botën të shohë qëllimet e tyre të liga, shtoi ai.







