
Foto: VCG
Rritet numri i amerikanëve pesimistë për ekonominë vendase në krahasim me gjashtë vitet e fundit, sipas një sondazhi të ri, të cituar nga “Xinhua”.
Kur iu dhanë katër zgjedhje - rimëkëmbja ekonomike, stanjacioni, recesioni ose depresioni - për të përshkruar ekonominë amerikane, 51 për qind e të anketuarve besonin se Shtetet e Bashkuara janë në një "recesion" ose "depresion", sipas sondazhit të Universitetit Suffolk, në SHBA.
Sondazhi, i publikuar të dielën, ishte i pari i këtij lloji në të cilin shumica e amerikanëve ishin pesimistë për ekonominë në 18 sondazhet e fundit që datojnë nga viti 2016.
Sipas sondazhit, 57 për qind e të anketuarve nuk e miratuan punën e presidentit Joe Biden dhe 58 për qind nuk i miratuan politikat e tij mbi ekonominë.







