
Foto:Visual People
Nga Konferenca e OKB-së për Çarmatimin në Zvicër, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se është koha që armët bërthamore amerikane në Evropë të kthehen në shtëpi.
Lavrov pritej të shfaqej personalisht në Gjenevë, por ndalimet e udhëtimit e penguan këtë, kështu që në një mesazh të regjistruar paraprakisht ai tha se Rusia ishte e gatshme të fliste për stabilitetin strategjik me SHBA-në, por ai paralajmëroi se Perëndimi nuk duhet të ndërtojë objekte ushtarake në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, bën të ditur “BBC”.
Ai gjithashtu dukej se ofronte një justifikim të ri të pushtimit rus në Ukrainë, për të parandaluar që Ukraina të merrte armë bërthamore.
Të udhëhequr nga Ukraina, shumë ambasadorë, përfshirë ata të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Australisë, Kanadasë, SHBA-së dhe BE-së, u larguan ndërsa Lavrov filloi të fliste.







