
Foto: Visual People
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian, tha se ajo që po ndodh në vendin e tij është një tragjedi dhe se ata po luftojnë për tokën, lirinë dhe jetën e tyre.
Përmes një lidhjeje video, Zelensky tha se nga sulmet ruse vetëm të hënën ishin vrarë 16 fëmijë.
Ai i kërkoi PE-së të provojë se është me Ukrainën, ndërsa bëri thirrje për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, raporton “BBC”.
“Ne duhet të përballemi me realitetin e ashpër, njerëzit po vdesin çdo ditë. Unë mendoj se sot ato jetë po sakrifikohen për vlerat, të drejtat, lirinë dhe barazinë. Zgjedhja evropiane e Ukrainës është rruga në të cilën po angazhohemi sot. Do të doja të dëgjoja këtë mesazh nga ju. Do të doja të dëgjoja se zgjedhja e Ukrainës është gjithashtu e juaja”, -tha presidenti Zelensky.







