Foto: Visual People

Foto: Visual People

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, bëri thirrje për paqe, ndërsa theksoi se presidenti rus Putin duhet të ndalohet. Ai tha se duhet respektuar sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, raportojnë mediat botërore.

“Bombardimet me raketa ajrore ruse po godasin qytetet e Ukrainës ditë e natë. Kryeqyteti, Kievi, është i rrethuar dhe nën sulm nga të gjitha anët. Kjo dhunë e përshkallëzuar, e cila po rezulton në vdekje civile, duke përfshirë fëmijë, është krejtësisht e papranueshme. Mjaft është mjaft. Udhëheqësit duhet të lëvizin drejt paqes”, -tha Guterres.