Foto: Visual People

Foto: Visual People

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha për mediat shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës. Lukashenko, i cili është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë, përcjell “Reuters”.

"Ne mund t'ia dëshmojmë këtë kujtdo. Për më tepër, udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë këtë çështje me ne, përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen", -tha ai.

Lukashenko mohoi akuzat e Kievit zyrtar se trupat ruse po sulmonin Ukrainën nga territori i Bjellorusisë, njoftoi agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve “Belta”.