An-225 Mriya në 2020 në Tianjin

An-225 Mriya në 2020 në Tianjin (Foto: VCG)

Forcat ruse kanë shkatërruar avionin flamurtar të Ukrainës An-225 Mriya, aeroplani më i madh i mallrave në botë, njoftoi konglomerati i mbrojtjes shtetërore të Ukrainës “Ukroboronprom”, citon “Xinhua”.

Avioni u shkatërrua në një sulm nga trupat ruse në aeroportin “Hostomel” jashtë Kievit.

Restaurimi i avionit do të kushtojë më shumë se 3 miliardë dollarë amerikanë dhe do të marrë një kohë të gjatë.

An-225 Mriya, i projektuar në vitet 1980, është avioni më i gjatë dhe më i rëndë i ndërtuar ndonjëherë. Ai ishte i aftë të transportonte deri në 640 tonë ngarkesë.