Foto: Visual People

Foto: Visual People

Ukraina ka mobilizuar rreth 100.000 trupa në mes të konfliktit me Rusinë, njoftoi përmes “Facebook”, Valery Zaluzhny, kryekomandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, citon “Xinhua”.

Rreth gjysma e forcave të mobilizuara i përkasin Forcave të Mbrojtjes Territoriale të FA-së së Ukrainës, tha Zaluzhny.

Ukraina ra dakord të zhvillojë bisedime me Rusinë në kufirin me Bjellorusinë pranë lumit Pripyat. Marrëveshja për të zhvilluar bisedimet u arrit gjatë një bisede telefonike midis presidentit ukrainas dhe homologut bjellorus Alexander Lukashenko.

Më herët të dielën, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi që forcat e parandalimit të vendosen në një mënyrë të veçantë të detyrës luftarake në një takim me zyrtarë të lartë të mbrojtjes, duke akuzuar vendet perëndimore për vendosjen e sanksioneve të paligjshme kundër ekonomisë ruse.