
Foto:Visual People
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, mirëpriti të hënën delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për bisedime, duke i siguruar se ata duhet të ndihen plotësisht të sigurt, njoftojnë mediat.
“Të dashur miq, presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t'ju uroj mirëseardhjen dhe t'ju siguroj gjithçka për punën tuaj, siç është rënë dakord me presidentin Zelensky dhe presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë. Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po luten për këtë. Çdo propozim për organizimin e takimit do të shqyrtohet dhe do të përmbushet absolutisht. Presim me padurim rezultatet”, -tha Makei.
Vendndodhja e saktë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës të hënën është mbajtur sekret për arsye sigurie. I vetmi vend që është njoftuar është se ato janë në brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel, në Bjellorusi.







