Sipas raporteve të mediave amerikane si “The New York Times”, numri i vdekjeve prej koronavirusit të ri në Shtetet e Bashkuara i ka kaluar 940 mijët, nga të cilat më shumë se 75% janë të moshuar mbi moshën 65 vjeç.

Të moshuarit janë një grup që duhet të shijojë pleqërinë dhe të respektohet nga shoqëria. Por, përballë realitetit se të moshuarit në ShBA janë të prekur nga epidemia, disa politikanë amerikanë gjakftohtë nuk tregojnë simpati dhe dashuri ndaj tyre, por mendojnë se vdekja e një numri të madh të moshuarish mund të ulë shpenzimet e pensioneve, duke zvogëluar barrën sociale. Dan Patrick, nënguvernatori i Teksasit, deklaroi publikisht se "ai dhe të moshuarit në ShBA janë të gatshëm të vdesin për zhvillimin e ekonomisë amerikane".(Zhan Dian/Artan)